SHBA-ja dënon lëshimin e një sateliti nga Koreja e Veriut

by admin
Spread the love

Shtëpia e Bardhë dënoi fuqishëm Korenë e Veriut lidhur me një lëshimin e një sateliti në hapësirë, duke e cilësuar këtë veprim si “shkelje të rëndë” të sanksioneve të Kombeve të Bashkuara. Uashingtoni tha se një veprim i tillë mund ta destabilizojë rajonin.

Lëshimi “rrit tensionet dhe rreziqet për destabilizimit të situatës së sigurisë në rajon dhe më gjerë”, tha përmes një deklarate zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Adrienne Watson.

Media shtetërore e Koresë së Veriut raportoi se shteti në mënyrë të suksesshme ka vendosur në orbitë një satelit vëzhgues.

Një raketë që bartte satelitin u nis nga Koreja e Veriut të martën, duke vendosur në orbitë satelitin vëzhgues ‘Malligyong-1’, tha agjencia verikoreane e lajmeve, KCNA.

Transmetimi i lajmeve në Korenë e Jugut për dështimin e mëparshëm të Koresë së Veriut në përpjekjen për ta lëshuar satelitin spiun në hapësirë, më 31 maj 2023.

Watson theksoi se ky veprim përfshinte teknologji që janë të lidhura “në mënyrë të drejtpërdrejtë” me programin e raketave balistike të Veriut.

Sipas rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Phenjani nuk ka të drejtë të testojë raketa balistike.

“Dera për diplomaci nuk është mbyllur, por Pheniani duhet që menjëherë të ndalojë veprimet provokuese dhe të zgjedhë diplomacinë”, u tha në deklaratë.


Top Channel

You may also like