SHBA – Hunter Biden paditet për evazion fiskal dhe mospagim taksash

by admin
Spread the love

LOS ANXHELES, 8 dhjetor /ATSH-DPA/ – Hunter Biden, djali i presidentit amerikan, u padit dje në Los Anxheles për dështimin për të paguar taksat e tij nga vitet 2016-2019, për evazion fiskal dhe për paraqitjen e deklaratave tatimore false dhe mashtruese në vitin 2018, sipas aktakuzës prej 56 faqesh.

Kjo shënon fillimin e një çështjeje të dytë penale që do të vazhdojë gjatë fushatës së rizgjedhjes së babait të tij president.

Aktakuza me nëntë pika u bë publike në prag të mbërritjes së presidentit Joe Biden në Kaliforninë Jugore për vizitën e tij të parë personale për mbledhjen e fondeve, që kur grevat e industrisë së argëtimit vendosën një pauzë në ngjarjet e fushatës së Hollivudit.

”Në fillim të këtij viti, Biden u akuzua në Delaware për gënjeshtër për përdorimin e tij të drogës kur bleu një armë zjarri në tetor 2018 gjatë një kohe kur ai ishte i varur nga kokaina”, sipas aktakuzës.

Ai ka kërkuar pafajësinë për akuzat, të cilat zakonisht nuk janë ngritur si një rast i pavarur.

Çështja e armëve të zjarrit në Delaware u ngrit kundër Bidenit pasi një marrëveshje për pranimin e fajësisë dështoi që do të çonte në një proces penal.

Në vazhdën e rënies së marrëveshjes për pranimin e fajësisë, prokurori i përgjithshëm Merrick Garland emëroi David Weiss si këshilltar të posaçëm që hetonte marrëdhëniet financiare dhe të biznesit të djalit të presidentit./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like