SHBA – Guvernatori i Merilandit shpall gjendjen e jashtëzakonshme pas shembjes së urës në Baltimorë

by admin
Spread the love



BALTIMORË, 26 mars /ATSH-DPA/- Guvernatori i Merilandit, Wes Moore, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në shtetin amerikan pas shembjes së një ure të madhe në Baltimorë.

Në një postim në X, dikur Twitter, Moore shkroi se zyra e tij mbetet në kontakt të ngushtë me sekretarin Amerikan të Transportit Pete Buttigieg, kryetarin e bashkisë së Baltimorës, ekzekutivin e qarkut dhe shërbimet e urgjencës.

Dje në mbrëmje një anije mallrash u përplas në urën “Francis Scott Key” në portin e metropolit të Bregut Lindor të Baltimorës, duke shkaktuar shembjen e saj.

Ekipet e shpëtimit janë duke kërkuar për të paktën shtatë persona në lumin Patapsco pas shëmbjes së Urës “Francis Scott Key” gjatë natës, ku ranë dhjetëra automjete, tha një zëdhënës i Departamentit të Zjarrfikësve të qytetit në Baltimorë.//a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakToka bujqësore, dixhitalizohen 60% e regjistrave


You may also like