SHBA dhe Britania e Madhe goditën disa objektiva në Jemen/ Demonstrata masive në kryeqytet (Fotot)

by admin
Spread the love

Turma të mëdha njerëzish janë mbledhur në kryeqytetin e Jemenit, Sanaa këtë të premte.

Ka pasur tubime të rregullta masive në Jemen në mbështetje të palestinezëve dhe Gazës që nga tetori, por sipas BBC, ky është një tubim jashtëzakonisht i madh.

Disa prej tyre duken përmes fotove duke djegur flamujt e SHBA dhe Izraelit.

Kujtojmë se SHBA dhe Britania e Madhe goditën disa objektiva në Jemen gjatë natës në përgjigje të sulmeve të Houthis ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq.

Ata thuhet se kanë shënjestruar pozicionet e Houthi-ve pranë qyteteve të rëndësishme të Hudaydah, Taiz dhe Sanaa.

Huthi sot kontrollon një pjesë të madhe të vendit që dikur ishte territori i njohur si Jemeni i Veriut, një vend më vete deri në vitin 1990.

Kjo përfshin disa qendra kryesore të popullsisë, kryeqytetin Sanaa dhe pjesën më të madhe të bregut të Detit të Kuq.