SHBA – Biden takon të venë dhe vajzën e Navalnyt

by admin
Spread the love



UASHINGTON, 23 shkurt /ATSH-ANSA/ – Presidenti amerikan, Joe Biden u takua në San
Francisko me të venë dhe vajzën e Alexei Navalnyt, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

Biden takoi Yulia dhe Dasha Navalnaya sot në San Francisko “për të shprehur ngushëllimet e tij më të thella për humbjen e tyre të tmerrshme”, thuhet në një shënim nga Shtëpia e Bardhë.

Ajo nënvizoi se presidenti “shprehu admirimin e tij për të guximin e jashtëzakonshëm të Navalnyt në luftën kundër korrupsionit dhe për një Rusi të lirë dhe demokratike”.

Biden theksoi se trashëgimia e këtij opozitari të madh do të vazhdojë “përmes njerëzve në të gjithë Rusinë dhe në mbarë botën që vajtojnë humbjen e tij dhe luftojnë për lirinë, demokracinë dhe të drejtat e njeriut”.

Presidenti kujtoi se sot do të shpallë sanksione të reja të rënda kundër Moskës./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakSHBA – Kirby: Negociata konstruktive për marrëveshjen e pengjeve në Gaza


You may also like