SHBA – Biden: Shpresoj se deri të hënën e ardhshme do të arrihet një armëpushim në Gaza

by admin
Spread the love

UASHINGTON, 27 shkurt /ATSH-AA/ – Presidenti i SHBA-së, Joe Biden tha se janë shumë afër për një armëpushim në Gaza dhe se deri të hënën e ardhshme mund të arrihet një armëpushim.

Biden gjatë vizitës së tij në një dyqan akulloresh në Nju Jork, iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.

Lidhur me një pyetje se kur mund të arrihet armëpushim në Gaza, Biden tha se “shpresoj deri këtë fundjavë”.

”Këshilltari im për sigurinë kombëtare më thotë se jemi afër. Nuk kemi mbaruar akoma. Shpresoj se të hënën e ardhshme do të kemi një armëpushim (në Gaza)”, deklaroi Biden./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like