SHBA – Biden: Respektoj Papën, por paqja varet nga Moska

by admin
Spread the love

UASHINGTON, 11 mars /ATSH-DPA/ – BERLIN, 11 mars /ATSH-DPA/ – Presidenti Biden ka respekt të madh për Papa Françeskun dhe i bashkohet atij në lutjet për paqen në Ukrainë që mund të arrihet nëse Rusia vendos t’i japë fund kësaj lufte të padrejtë dhe të paprovokuar dhe të tërheqë trupat e saj nga territori sovran i Ukrainës.

“Fatkeqësisht ne vazhdojmë të mos shohim asnjë shenjë se Moska dëshiron t’i japë fund kësaj lufte dhe kjo është arsyeja pse ne jemi të përkushtuar të mbështesim Kievin në mbrojtjen e tij kundër agresionit rus”, theksoi zyrtari.

Edhe kancelari gjerman Olaf Scholz hodhi poshtë deklaratën e Papa Françeskut për ngritjen e “flamurit të bardhë” në luftën në Ukrainë.

“Siç mund ta imagjinoni, kancelari federal nuk është dakord me Papën për këtë çështje. Është e vërtetë që Ukraina po mbrohet nga një agresor”, tha zëdhënësi i qeverisë Steffen Hebestreit.

‘’Kievi gjithashtu merr mbështetje ndërkombëtare për të qenë në gjendje të mbrohet nga lufta agresive që shkel ligjin ndërkombëtar’’, shtoi Hebestreit.

Hebestreit, megjithatë, nënvizoi gjithashtu se zëdhënësi të Vatikanit Matteo Bruni kundërshtoi në një intervistë në televizionin zviceran lajmin sipas të cilit ‘’Papa kishte ftuar Ukrainën të dorëzohej’’.   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like