SHBA – Biden kritikon takimin Trump- Orban në Florida

by admin
Spread the love

TIRANË, 9 mars /ATSH/ – Presidenti amerikan, Joe Biden kritikoi sot Donald Trump për takimin me Viktor Orban në Florida duke thënë se kryeministri hungarez ishte “në kërkim të diktaturës”, sipas “The Guardian”.

Orbán udhëtoi në Florida për të takuar “mikun e tij të vjetër” Trump. Orbán ka shprehur shpesh shpresën për kthimin e republikanit në pushtet.

“E dini se me kë u takua Trump në Mar-a-Lago? Me Orbánin e Hungarisë, i cili ka deklaruar se nuk mendon se demokracia funksionon dhe po kërkon diktaturë”, u tha demokrati Biden mbështetësve të tij gjatë një takimi të fushatës.

“Unë shoh një të ardhme ku ne mbrojmë demokracinë, dhe jo ta minimizojmë atë”, shtoi Biden.

Orbán postoi dje në mbrëmje një foto në Facebook me ish-presidentin e SHBA-së në rezidencën e Trumpit në Mar-a-Lago, Florida.

“Bëje Amerikën të madhe përsëri, zoti President!” shkroi Orbán në anglisht.

“Vizita theksoi ndërtimin e marrëdhënieve midis konservatorëve amerikanë dhe hungarezë dhe përfitimet që mund të vijnë nga rizgjedhja e Trump në nëntor”, tha ndihmësi i Orbanit, Gladden Pappin për AFP- Agence-France Presse.

Hungaria është i vetmi anëtar i BE-së që ka mbajtur lidhje të ngushta me Kremlinin pas pushtimit rus të Ukrainës.

Orbán ka mbështetur rregullisht armëpushimin e menjëhershëm dhe bisedimet e paqes, duke argumentuar se Trump, i cili më parë ka shprehur admirim për Putinin, është më i kualifikuari për të gjetur një rrugëdalje nga konflikti. //a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like