Shampanjë, çokollata dhe flori/ Skandal i ri në PE, kryetarja nuk deklaroi dhuratat!

by admin
Spread the love

Presidentja e Parlamentit Europian, Roberta Metsola deklaroi në një regjistër publik për deputetët e këtij institucioni 142 dhurata që kishte marrë.

Eurodeputetja malteze nga grupi i Partive Popullore Europiane të qendrës së djathtë, i futi dhuratat që mori në një procesverbal publik publik të cilin ligjvënësit rrallëherë e përditësojnë.

Megjithatë, duke e bërë këtë vetëm javën e kaluar, ajo humbi afatin e vendosur eurodeputetëve që të deklarojnë dhuratat e tyre, dhe la jashtë regjistrit 125 artikuj të tjera që ka marrë në këtë formë. Dhuratat e marra prej saj përfshinin shampanjë e cokollata si një kullë të vogël floriri nga politikani maroken Naam Mayara; një fustan i bardhë me qëndisje të arta nga Faëzia Zainal, kryetare e parlamentit të Bahreinit; një shall nga kryeministrja franceze Elisabeth Borne; kufje pa tela Sennheiser nga Bundestagu Gjerman; një vazo nga presidenca çeke e Këshillit të BE-së; një bluzë të bardhë nga presidentja e Moldavisë Maia Sandu.

Ekipi i Metsolës argumentoi se deklaratat e saj kishin shembur “kodin e fshehtësisë” së ish-presidentëve të Parlamentit, asnjëri prej të cilëve nuk shkoi aq larg sa të zbulonte publikisht qindra dhuratat e bëra nga personalitete të huaja. Zëdhënësi i saj nënvizoi se afati për eurodeputetët nuk aplikohet njësoj dhe për Metsolën sepse ajo është presidente e Parlamentit, por dicka e tillë nuk gjendet gjëkundi me shkrim.

“Kjo tregon se sistemi është i prishur”, tha Michiel van Hulten, drejtor i Transparency International BE dhe ish-ligjvënës.

“Nuk mund të operosh një sistem etike mbi bazën e rregullave të pashkruara. Është mirë që ajo e ka bërë këtë tani, por nuk vendoset çmim për respektimin e rregullave,” shtoi ai.

Debati mbi dhuratat e Metsolës në një kohë shumë të ndjeshme për Parlamentin e BE-së, i cili po lufton për të rivendosur besueshmërinë e tij mes një hetimi të policisë mbi pretendimet se figura të larta të Brukselit ishin të përfshirë në korrupsion, pastrim parash dhe pjesëmarrje në një organizatë kriminale.


Top Channel

You may also like