Shakira prapë nën hetime për mashtrim

by admin
Spread the love

Këngëtarja e njohur, Shakira po përballet me shumë probleme nga zyra e taksave e Spanjës pasi një gjykatë në Barcelonë ka njoftuar të enjten se ka rënë dakord të hapë një hetim për një rast të dytë të mashtrimit të dyshuar tatimor nga këngëtarja kolumbiane.

Shakira do të përballet me gjyqin për gjoja dështimin për të paguar 14.5 milionë euro taksa mbi të ardhurat e fituara midis viteve 2012 dhe 2014.

Në një intervistë dhënë revistës “Elle”, ajo i quajti akuzat “të rreme”.

Tani, një gjykatës spanjoll ka rënë dakord me prokurorët e shtetit për të hetuar dy raste të mundshme të mashtrimit tatimor nga Shakira nga viti 2018. Gjykata tha se nuk kishte informacion se sa para bëhej fjalë.

Të dyja rastet po trajtohen nga një gjykatë në Esplugues de Llobregat, pranë Barcelonës.

Rasti i parë që do të shkojë në gjyq varet nga vendi ku Shakira ka jetuar gjatë viteve 2012-14. Prokurorët në Barcelonë kanë pretenduar se fituesja e Grammyt kaloi më shumë se gjysmën e asaj periudhe në Spanjë dhe duhej të kishte paguar taksat në vend, edhe pse rezidenca e saj zyrtare ishte në Bahamas.

NDIQNI PJESËT MË INTERESANTE TË PROGRAMIT TË RTV21, DUKE BËRË LIKE KËTË FAQE – 21 MEDIA

You may also like