Sfida me Rumaninë në “Elbasan Arena”, zbardhen formacionet e Shpresës

by admin
Spread the love

Pas suksesit historik ndaj Polonisë në “Air Albania” emocionet e popullit “kuqezi” zhvendosen te “Shpresat”, me skuadrën e Alban Bushit që gjithashtu kërkon të marrë një fitore me “aromë” Europiani.

Shqipëria U-21 luan ndaj Rumanisë në “Elbasan Arena” duke nisur nga ora 18:30, sfidë që do të transmetohet ekskluzivisht në “Shqip 1″/Digitalb.

Bushi ka preferuar nga minuta e parë këtë formacion:

Në portë Lilo; në mbrojtje Selimaj, Bajrami, Dajko, Smajli; në mesfushë Kurtulan, Ismaili dhe Berisha; në sulm Pajaziti, Shpendi, Rexhepi.

 

Formacionet:


Top Channel

You may also like