Sfida e parë kundër Serbisë, Anglia e nis Europianin në stadiumin e “mallkuar”

by admin
Spread the love

Anglia u vendos në Grupin C të Europianit “Gjermani 2024”, ku përballë do të ketë Slloveninë, Danimarkën dhe Serbinë. Me këtë të fundit, “Tre Luanët” do të nisin rrugën e tyre për të fituar për herë të parë trofeun më të rëndësishëm në Europë sa i përket kombëtareve.

Gjithsesi asgjë nuk do të jetë e lehtë, me mediat angleze që e shohin këtë sfidë akoma dhe më të vështirë për shkak se sfida do të luhet në stadiumin e Shalkes, “Gelsenkirchen” më 16 qershor.

Anglezët kanë kujtime të hidhura nga ky stadium, ku në Botërorin e 2006 u eliminuan nga Portugalia në çerekfinale, kur kujtojmë që “Tre Luanët” kanë pasur në përbërje disa nga emrat më të mëdhenj të futbollit.

Kësaj radhe ata duan ta thyejnë këtë “mallkim” dhe do të kërkojnë që të marrin tre pikët në takimin e parë për të konfirmuar se janë pretendent për të fituar titullin.

PANORAMASPORT.AL

You may also like