Sfida e parë e vitit për Interin, ndryshon arbitri për ndeshjen kundër Veronës

by admin
Spread the love

Interi do të presë Veronën në ndeshjen e fundit të fazës së parë, në atë që mund ta shpallë kampion dimri në këtë edicion të Serisë A.

Përballja e kryesuesve me Veronën, që do të zhvillohet nesër në orën 12:30, ka marrë dje vëmendje për ndryshimin e arbitrit, që është komunikuar zyrtarisht nga Shoqata Italiane e Arbitrave.

“Ju informojmë se gjyqtari Marko Piçinini, i caktuar për ndeshjen Inter–Verona, e vlefshme për javën e 19-të të Serisë A do të zëvendësohet nga kolegu i tij Mikael Fabri”, lexohej në komunikatë, pa dhënë shpjegime mbi arsyen. Me Fabrin, Interi numëron 8 fitore, 1 barazim dhe 2 humbje.

PANORAMASPORT.AL

You may also like