Sezoni turistik/ Rama: Në 6 muaj përfituam 1 miliard të ardhura

by admin
Spread the love

Aktualitet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU

Kryeministri Edi Rama teksa po bën një bilanc të sezonit turistik në vendin tonë, ka thënë se ky sezon ka qenë surprizues.

Rama deklaroi se në 6-mujorin e parë të vitit, nga sezoni turistik janë gjeneruar më shumë se 1 miliard të ardhura. Po ashtu ai tha se edhe Tirana ka pasur një boom turistësh që reflektohet nga hotelet që kanë qenë plot por dhe apartamentet me qera.

Ne kemi pasur një sezon surprizues edhe për ne që ishim përgatitur për të pasur një sezon të mirë. Realisht sezoni ishte surprizues për sa i përket sulmit të të ardhurave për ekonominë. Vetëm në 6 mujorin e parë kemi kaluar 1 miliard të ardhura nga turizmi, pothuajse dyfishin e vitit të ardhshëm. Flukset e vizitorëve të huaj, deri në gusht kemi qenë 5 milion e 600 e ca mijë që është e barabartë me 1.3 milionë më shumë se vitin e kaluar. Sidomos një turizëm që ka sjellë shumë vizitorë në disa qytete, duke filluar nga Tirana. Tirana ka pasur një boom turistësh që kanë preferuar Tiranën dhe qëndrimin në Tiranë. Kjo shikohet jo vetëm nga hotelet që kanë qenë plot, por edhe nga numri i apartamenteve që kanë qenë të marra me qira”-tha Rama.

You may also like