Sevilla ngec ndaj Real Sociedad, triumfojnë Espanyol dhe Cadiz

by admin
Spread the love

Sevilla i jep një tjetër asist skuadrës së Real Madrid, pasi është ndalur në barazim në ndeshjen e tretë radhazi. Skuadra nga Andaluzia u frenua me rezultatin 0-0 në shtëpi nga Real Sociedad, ekip që po lufton për një vend në kupat e Europës.

Edhe Real Betis nuk ia doli të merrte pikët e plota sot, pasi ngeci në barazim me të njëjtin rezultat, kundër Celta Vigo jashtë fushe.

Fitore sot për Espanyol, kundër Mallorca që rrezikon shumë për të rënë nga LaLiga. Katalanasit ia dolën me rezultatin 1-0, falë një goli të De Tomas.

Frymëmarrje për Cadiz, që shtangu skuadrën e Villareal. Vendasit fituan 1-0, në minutën e fundit të kohës së rregullt. Sobrino ishte heroi i Cadiz, që del nga zona e ftohtë për momentin. / oversport.tv

Foto: RCD Espanyol de Barcelona

You may also like