Sevilla në Champions! Levante merr me vete Alaves, mbijetesa ekuacion ende

by admin
Spread the love

Sevilla matematikisht ka siguruar pjesëmarrjen në Champions League për sezonin e ardhshëm, pasi barazoi 1-1 në transfertë kundër Atletico Madrid të vendit të tretë. Vendasit kishin shënuar të parët me Gimenez pas gjysmë ore lojë. Skuadra nga Andaluzia e shmangu humbjen me golin e En Nesyri.

Barcelona sot barazoi 0-0 kundër Getafe, në një ndeshje ku katalanasit nuk është se kishin ndonjë motivim.

Villarreal, me humbjen e sotme 1-2 kundër Real Sociedad rrezikon kupat e Europës, pasi Athletic Bilbao likuidoi 2-0 Osasuna dhe kanë vetëm një pikë më pak se “Nëndetësja e verdhë”.

MBIJETESA – Levante ishte e para që kishte rënë nga LaLiga dhe ka marrë me vete edhe Alaves, pasi e mundi me rezultatin 3-1 dhe zbriti në vendin e fundit dhe një kategori më poshtë.

Për t’u përcaktuar skuadra tjetër që bie duhet pritur java e fundit, pasi nga vendi i 18-të deri në vendin e 14-të diferenca është vetëm tre pikë. Mallorca ka mposhtur Rayo Vallecano 2-1 dhe njërin prej golave e realizoi Muriqi.

Granada e Uzunit e pësoi nga Betis, 0-2, kurse Celta mundi Elche 1-0. Cadiz mori një pikë ndaj Real Madrid, pasi barazoi 1-1 dhe mbetet në lojë. Duelin e fundit e ka ndaj Alaves të rënë nga LaLiga. / oversport.tv

Foto: Deportivo Alaves, Twitter

You may also like