SEUL – Dhjetëra të vdekur gjatë një incidenti në festimet e Halloween-it

by admin
Spread the love

SEUL, 29 tetor /ATSH-DPA/ – Të paktën 59 persona humbën jetën sonte gjatë një incidenti në festimet e Halloween-it, në lagjen Itaewon të Seulit, sipas shefit të Departamentit të Zjarrfikësve.

”Të paktën 150 të tjerë u plagosën gjithashtu”, shtoi ai.

Shkaku i vdekjeve nuk dihet ende, sipas CNN.

Agjencia koreano-jugore e lajmeve, Yonhap raportoi më herët se njerëzit vuanin nga arresti kardiak.

Urgjenca mori të paktën 81 persona në lagjen Itaewon të Seulit që raportuan vështirësi në frymëmarrje.

Policia mbylli zonën dhe videot e medias sociale treguan njerëz të shtrirë në rrugë dhe në barela ndërsa mjekët u jepnin ndihmë.

Shefi i zjarrfikësve tha se janë dërguar gjithsej 848 forca të reagimit emergjent duke përfshirë 364 zjarrfikës dhe 400 policë.

Sipas zyrës presidenciale, presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, dërgoi një ekip të ndihmës mjekësore për incidentin e Halloween-it.

”Presidenti gjithashtu urdhëroi autoritetet të sigurojnë shtretër emergjencash në spitalet aty pranë dhe të zbatojnë operacione të shpejta shpëtimi dhe trajtim”, tha zëdhënësi presidencial Lee Jae-Myung në një konferencë.

”Yoon ishte në një takim urgjent në lidhje me situatën”, tha zyra presidenciale në një deklaratë./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like