Serie A, renditja e fazës së dytë: Interi në pikiatë, zë vendin e 10-të

by admin
Spread the love

Kur kanë mbetur edhe 8 javë nga përfundimi i kampionatit italian, Milani qëndron i vetëm në krye të renditjes.

Interi paguan rënien e frikshme të javëve të fundit, sidomos pas disfatës në derbi, duke marrë vetëm 7 pikë në 7 ndeshjet e fundit në Serie A (14 pikë në fazën e dytë).

Renditja e fazës së dytë, që korrespondon me vitin kalendarik 2022 konfirmon tendencat: Interi zë vendin e 10-të, ndërsa Juventusi fluturon. Bardhezinjtë janë e vetmja skuadër që nuk njeh humbje në këtë vit të ri (7 fitore dhe 4 barazime).

Në vendin e dytë në renditjen e fazës së dytë qëndrojnë Napoli me Milanin me 24 pikë të fituara (7 fitore, 3 barazime dhe 1 humbje)

Sassuolo dhe Roma kanë grumbulluar nga 19 pikë secila (5 fitore, 4 barazime dhe 2 humbje). /Oversport.tv

You may also like