Serie A në Oversport: E shtuna sjell 3 sfida interesante të futbollit italian

by admin
Spread the love

Rikthehet në ekranin e Oversport magjia e kampionatit italian të futbollit, që do të luajë sot 3 sfida të vlefshme për javën e shtatë të Serie A.

Në orën 15:00 do të luhet takimi Bologna-Empoli. Pas suksesit të parë sezonal javën e kaluar përballë Fiorentinës, vendasit synojnë trepikëshin e radhës në shtëpi. Miqtë nuk kanë provuar akoma shijen e fitores këtë sezon dhe sot synojnë surprizën e madhe.

Spezia-Sampdoria është sfida që do të luhet në orën 18:00. Të dyja skuadrat nuk po kalojnë një moment të mirë dhe synojnë kthesën në ndeshjen e sotme.

Formacionet e mundshme

E shtuna e Serie A në Oversport mbyllet me takimin Torino-Sassuolo. Pas disfatës përballë Interit javën e fundit, vendasit synojnë të rikthehen te rezultatet pozitive ditën e sotme. Miqtë kanë zhgënjyer javët e fundit në kampionat dhe sot në Torino kërkojnë një rezultat pozitiv. /Oversport.tv

Formacionet e mundshme

You may also like