Seria A nuk ndal skandalet, sulmuesi i kombëtares italiane gjuhet me biskota dhe gurë pasi shënoi gol

by admin
Spread the love

Seria A po dhuron skandale të njëpasnjëshme. Një ditë pasi ndeshja mes Udinezes dhe Milanit u ndal për shkak të thirrjeve raciste ndaj portierit të kuqezinjve, Majk Menja, në sfidën e sotme mes Salernitanës dhe Xhenoas ka ndodhur një tjetër ngjarje e turpshme.

Mateo Retegui shënoi në minutën e 12 golin e barazimit për ekipin e Xhenoas, pasi vendasit kishin shënuar që në minutat e para të takimit me anë të Marteganit. Por ndërsa ai po festonte me shokët e skuadrës, drejt tij vërshuan një mori sendesh nga tribuna.

Një prej tyre goditi në kokë lojtarin, por për fat të mirë ishte vetëm një biskotë, të cilën Kevin Strotman e mori dhe e hëngri në shenjë reagimi ndaj tifozëve që kishin bërë këtë gjest të pahijshëm.

sasdasadsadsdsadsa

Gjithsesi, Retegui ishte me fat, pasi gjyqtari Orsato mori nga ai kënd i fushës nga toka një gur të madhe të cilin ia dorëzoi gjyqtarit të katërt. Nëse ai send do të kishte goditur Reteguin, padyshim që për sulmuesin e kombëtares italiane do të kishte pasoja më të rënda.

saddsasdasdasdasdaasd

PANORAMASPORT.AL

You may also like