Sergio Ramos: Nuk isha i sigurt kur u largova nga Reali, Bayern? Rival i denjë

by admin
Spread the love

Sergio Ramos ka dhënë një intervistë për UEFA-n përpara takimit PSG-Bayern dhe jo vetëm, pasi spanjolli është pyetur edhe për të kaluarën, mbi largimin nga Real Madrid.

“Largimi nga Real Madridi ishte padyshim një ndryshim shumë i madh për mua. Synimi im është gjithmonë të vazhdoj, të luaj dhe të fitoj. Kam fituar shumë me Real Madrid, por mendova se ishte një mundësi e mirë për të ndryshuar ambient dhe për të provuar një eksperiencë të re, për të ndihmuar një ekip si PSG. Në fillim gjithçka ishte shumë e vështirë, por gjithçka ka dalë mirë, si në fushë për mua edhe për familjen time”, tha Ramos fillimisht.

Më pas spanjolli foli edhe për takimin që PSG do të luaj sonte ndaj Bayern Munchen.

“Kur mendoj për Bayern-in, mendoj për ditën kur shënova kundër tyre në 2014. Sigurisht, ne e dimë se ata janë një nga skuadrat më të mira me të cilat mund të përballemi. Është një sfidë e madhe, por nëse kualifikohemi do të ishte një mesazh shumë pozitiv për të gjithë. Për të fituar Ligën e Kampionëve duhet të mposhtni më të mirët dhe Bayern është mes tyre çdo vit”, përfundoi Ramos. /Shqip


Top Channel

//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || [];

function gtag() { dataLayer.push(arguments); } gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId: '1715618661991455', xfbml: true, version: 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) { return; } js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like