Serbia sërish e shkel marrëveshjen, Daçiqi falënderon Hungarinë për votën kundër Kosovës në KiE

by admin
Spread the love

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, është takuar me homologun e tij hungarez, Peter Szijjarto, ku e falënderoi atë për qëndrimin e Hungarisë ndaj kërkesës së Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Me këtë, Serbia edhe një herë e ka shkelur marrëveshjen e arritur në Bruksel mes Kosovës e Serbisë, ku palët kanë rënë dakord që të mos e pengojnë njëra-tjetrën në anëtarësimin e organizatave ndërkombëtare.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe ish-ministrja e Jashtme, Meliza Haradinaj – Stublla, e cila tha “Serbia turpëron dhe zhvlerëson Perëndimin duke shkelur haptazi dhe me krenari nenin 4 marrëveshjes”.

You may also like