Serbia, përgatitje për tjetër sulm në Kosovë – Shqip

by admin
Spread the love

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, tha në një intervistë për RTK-në se kanë informacione se grupet kriminale serbe po përgatiten dhe stërviten në kazermat ushtarake serbe për një sulm tjetër ndaj policisë së Kosovës.

Ai tha se Policia e Kosovës është e gatshme dhe ka kapacitet për të reaguar në mënyrë efektive.

“Këto mund të jenë grupe të ngjashme me grupet në Banjskë, ndoshta në numër më të vogël, por mund të jenë më të përgatitur profesionalisht, mund të jenë ekspertë në fusha të caktuara që mund të sulmojnë policinë e Kosovës për interesat e tyre në veri të vendit. Se a do të ketë pushtim apo agresion të Serbisë në territorin e Kosovës është një çështje që duhet diskutuar në nivele të tjera. Ne si polici kemi kapacitetet dhe mjetet tona profesionale për t’iu përgjigjur çdo sulmi nga këto grupe kriminale”, tha ai.

Duke komentuar lëvizjen e ushtrisë serbe pranë kufirit me Kosovën, Hoxha tha se Ushtria Serbe u hap rrugën “terroristëve që duan të destabilizojnë vendin tonë”.

“Ne e lajmëruam KFOR-in dhe ishim në kontakt me KFOR-in në lidhje me praninë e tyre [të ushtrisë serbe]. Javët e fundit jemi përgatitur maksimalisht për angazhimin eventual të forcave kriminale apo veprimin e grupeve të caktuara të institucioneve të sigurisë serbe”, tha ai. /tesheshi.com/

You may also like