Serbia lidh kontratë trevjeçare për furnizim me gaz nga Rusia

by admin
Spread the love

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, këtë të diel ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Në këtë bisedë telefonike, Vuçiq tha se bashkë me homologun e tij rus kanë rënë dakord për një kontratë të re trevjeçare për furnizimin e Serbisë me gaz nga Rusia.

“Nuk mund të flas për çmimin tani, të gjitha detajet do të merren vesh me Gazprom”, është shprehur Vuçiq, shkruan Reuters.

Tutje, Vuçiq tha se me Putinin u pajtuan që çmimi i gazit të lidhej me çmimin e naftës, por pa dhënë më shumë detaje.

Presidenti serb sa the në telefonatën me Putin u diskutua për zgjerimin e hapësirës së depozitimit të gazit në Serbi.

“Putin tha ta telefonoj nëse ndjej se ka diçka më shumë për të diskutuar”, tha Vuçiç, aleati më i ngushtë i Putinit në Evropë.

Kontrata 10-vjeçare e Serbisë për furnizimin me gaz me Gazprom skadon më 31 maj.

Serbia, e cila synon t’i bashkohet Bashkimit Evropian, kohët e fundit është nën presion nga vendet perëndimore për të lidhur politikën e saj të jashtme me bllokun dhe për të vendosur sanksione ndaj Rusisë.

You may also like