Serbia ka zgjedhur konfrontimin, refuzoi nënshkrimin e marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën – Shqip

by admin
Spread the love

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në seancën plenare për nder të 16-vjetorit të pavarësisë së Kosovës ka folur për dialogun me Serbinë ku ka thënë se Serbia në vend të fqinjësisë së mirë ka zgjedhur konfrontimin, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se Serbia dështoi në sulmin terrorist në Banjskë falë profesionalizimit të policisë sonë.

“Është për keqardhje që Serbia ka zgjedhur konfrontimin, ka refuzuar nënshkrimin e marrëveshjes bazike për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën që sjell fqinjësi të mirë. Në vend të saj përqafoi terrorizmin, edhe aty dështoi falë profesionalizmit të policisë sonë”, deklaroi Kurti.

Ai përmendi edhe pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Luginë, duke thënë se janë pakica më e diskriminuar në Evropë.

“Kosovën e kanë pjekur para kohe qëndresa e popullit tonë. Republika e Kosovës garanton të drejta me të gjëra për pakicat në rajoni tonë posaçërisht për serbet që përfitojnë e kontribuojnë në shtetin tonë të përbashkët. Ndërsa shqiptarët e Luginës së Preshevës janë pakica më e diskriminuar në Evropë që edhe sot po i nënshtrohet spastrimit nëpërmjet të ashtuquajturit pasivizim të adresave… Bashkëpunimi me Shqipërinë do të shtohet dhe qeveri e Kosovës mbete e zotuar për t’i zbatuar marrëveshjet. Kosova është në krahë të Maqedonisë së Veriut dhe të Malit të Zi si shtet fqinjë me të cilët ndajmë vlera të njëjta”, tha ai.

Para deputetëve, Kurti tha se nëse Serbia do të kishte ndier përgjegjësi për gjenocidin në Kosovë do ta kishte njohur Pavarësinë e Kosovës qysh më 17 shkurt 2008.

“Edhe sot si çdo vit mblidhemi për të uruar ditëlindjen e Kosovës. Me 16 vitet e saj në supe, është shteti më i ri rajon, por me vetëdije të pjekur po aq sa shtetet më të vjetra se ajo. Pavarësia ishte realizim i një aspirate popullore. Kosovën e ka pjekur para kohe qëndresa e popullit tonë ndaj valëve të njëpasnjëshme të pushtimeve dhe gjenocideve. Kosova u bë Republikë në Kaçanik dhe u luftua me pushkë të UÇK-së. Me flijimet që bëri për idenë e Republikës, Kosova fitoi simpatinë e shteteve demokratike që i dolën në krah më 1999. Më 2008 s’kishte mbetur dilemë te ndërkombëtarët se nëse Republika e Kosovës do të vinte. Por diskutohej të vinte në një trajtë të tillë që ishte e pranueshme edhe për armikun më të madh të saj, shtetin serb, që kishte dashur ta mbyste idenë e shtetit të shqiptarëve. Të gjithë e kemi të qartë se në rast Serbia shtetërore do të ishte ndier sado pak përgjegjëse për gjenocidin në Kosovë, nëse në politikën e saj do të kishte mbizotëruar arsyeja dhe jo revanshizmi shovinist, ajo duhej ta kishte njohur Kosovën qysh më 2008. Kosova garanton të drejtat më të gjera për pakicat në rajonin tonë, posaçërisht te serbët”, tha ai.

You may also like