Serbët edhe më tej të mllefosur për shqiponjën dykrenare që po fluturon nëpër Zvicër

by admin
Spread the love

Shuplakë në fytyrë për Serbinë! Kështu e vendosën titullin disa media serbe pas përcaktimit të grupeve për Kampionatin Botëror në Katar 2022. Shaqiri dhe Xhaka premtuan se nuk do të ndodhë më, PO ÇFARË ËSHTË KJO?! Ky turp kalon vetëm në Zvicër, shkruajnë me tej mediat serbe!

Kombëtarja serbe e futbollit, të premten mësoi se do të luajë sërish kundër Brazilit dhe Zvicrës në Botërorin e Katarit.

Serbët i pret një grup thuajse identik si ai i Rusisë i vitit 2018 dhe ndryshimi i vetëm është se në Katar nuk do të jetë Kosta Rika, por Kameruni ka zënë vendin e katërt.

Serbia ende i kujton mirë ndeshjet e Botërorit të kaluar, sidomos ndeshjen e turit të dytë kur kombëtarja e tyre në pjesën e parë kishte avantazh me golin e Aleksandër Mitroviqit dhe më pas pësoi dy gola, transmeton portali Shtegu.

Golashënuesit për Zvicrën ishin Granit Xhaka në minutën e 52-të dhe Djerdan Shaqiri në minutën e 90-të, dhe nuk mbahet mend mënyra e diskutueshme se si ata i festuan golat, shkruajnë mediat serbe.

Pikërisht për shkak të atyre festimeve, gazetari i “Blik” zviceran, Andreas Beni, në prag të hedhjes së shortit tha se dëshira e tij e vetme për shortin ishte që vendi i tij të shmangte Serbinë, duke thënë se askush nuk ka nevojë për mesazhe nacionaliste.

Të përkujtojmë se futbollistët shqiptarë, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri golat i festuan me shqiponjën dykrenare.

Të dy u gjobitën dhe bashkë me ta edhe kapiteni i atëhershëm Stefan Lichtsteiner, i cili për disa arsye iu bashkua shokëve të skuadrës duke treguar shqiponjën dykrenare.

Të tre kërkuan falje për incidentin dhe theksuan se diçka e tillë nuk do të ndodhte më.

Megjithatë, ndodhi sërish…

Një nga ndeshjet e fundit para Kupës së Botës, të mërkurën Zvicra luajti kundër Kosovës, më 29 mars, tri ditë para shortit.

E në tribunat e stadiumit të Letzigrund të Cyrihut janë parë sërish provokime ndaj Serbisë dhe shfaqja e simbolit të përmendur nga tifozët e rinj që kishin me vete flamurin e një shteti imagjinar, shkruajnë mediat serbe.

Ndeshja përfundoi me rezultat 1:1. Golin për mysafirët e shënoi Rashica në minutën e 52-të, ndërsa rezultatin përfundimtar e shënoi Lotomba në minutën e 61-të.

You may also like