Semi pranon që ka pëlqim jashtë shtëpisë – Shqip

by admin
Spread the love

14:55 | 17 Nentor 2021

Semi është njëra nga banoret e para që vazhdon të qëndrojë ende brenda shtëpisë që nga fillimi i spektaklit më të madh shqiptar BBV.

Në javët e para të saj në shtëpi, është aluduar për një afrimitet të saj me Donaldin, por të cilët kanë sqaruar që njihen edhe nga jashtë dhe janë shokë të ngushtë, shkruan lajmi.net.

Pas kësaj, Semi shihej të afrohej edhe me Granitin, por ky i fundit nuk afrohej edhe shumë pas raportit të tij me Fifin.

Ndërkohë në një bisedë gjatë ditës së sotme me Einxhelin ajo ka pranuar se ka një pëlqim jashtë shtëpisë.

Por ajo është shprehur se nuk e di si do të shkojnë gjërat pas daljes së saj, pasi nuk kishte shumë kohë që e njihte para hyrjes në BBV.

Semi javë më parë ka pasur disa debate me Fifin ku edhe pati përjetuar ankthe, por që tashmë të dyjat janë sqaruar dhe kanë mbetur përsëri shoqe./Shqip/

You may also like