Selami Jenishehri: Rusia ka të drejtë, politika e Ukrainës është pa mend në kokë

by admin
Spread the love

Ish-deputeti Selami Jenisheri, ka komentuar mbrëmjen e djeshme luftën që Rusia po zhvillon në Ukrainë, duke u shprehur në “Zonë e Lirë” se Rusia ka të drejtë, pasi Ukraina e ka provokuar, ndërsa shtoi se politika e Ukrainës i duket pa mend në kokë.

“Rusët kanë të drejtë, por Ukraina e ka sherrin tek ky konflikt sepse Ukraina ka qenë pjesë e Rusisë dhe ka armë bërthamore. Ty Rusia as të ka ngacmuar as nuk ka pretendim të të pushtojë. Ukraina merr një bombol jashtëzakonisht të madhe edhe ja vë në kufi Rusisë. Ukraina i thotë rusit që unë dua të hyj në NATO dhe dua ta vë në kufi me ty. Me këtë gjë Ukraina e ka cënuar rëndë Rusinë. Kësaj i thonë që Ukraina do të shkatërrojë botën. Për mua politika e Ukrainës është pa mend në kokë”, tha Jenisheri.

You may also like