Sela: Kjo që po na ndodh është një mësim, fati i shqiptarëve të Maqedonisë është ngushtë i lidhur me fatin e Aleancës

by admin
Spread the love

Nga Kongresi i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela, u shpreh se me shumë mund dhe sakrificë është ndërtuar kjo parti.

Ai tha se nuk e kanë të vështirë për ta mobilizuar ASH-në dhe të prishin planet e atyre që duan nga kjo parti të bëjnë një gërmadhë për të realizuar qëllimet e tyre politike.

“ASH ka qenë diga e cila i ka ndaluar të gjitha elementet e huaja të cilat janë munduar që ta tjetërsojnë shqiptarin si identitet, si kulturë dhe si përfaqësi se ku përket shqiptari”, tha Sela, raporton SHENJA.

Sela tha se ata janë me identitet evropian dhe shqiptarët shumë shpejtë bashkë me Shqipëri dhe Kosovë, do të jenë atje ku përkasin.

Sela tha se atij i kanë thënë se ai i ka vetëm anëtarët, ndërsa sipas tij, ky është nderi më i madh, që të jetë me anëtarët e ASH-së.

Sela tha se kinin ata që nuk i kanë argumentet dhe ata që kanë dhënë fjalën dhe e kanë shkelë atë.

“Prandaj sot nuk janë këtu sepse nuk kanë ftyrë që të paraqiten sepse zotimet që i kanë marrë i kanë shkelur të gjitha me radhë. Ne do të vazhdojmë të fortë të fuqishëm”, deklaroi Sela, duke shtuar se kjo çfarë po ndodh është një mësim që është dashur që të kalohet. /SHENJA/

 

 

MARKETING



You may also like