Sela: I bëj thirrje Taravarit që të vijë në Kuvendin Qendror, ta ruajmë unitetin

by admin
Spread the love

Para nisjes së Kuvendit Qendror të Aleancës së Selës, ky i fundit i ka bërë thirrje lideri Arben Taravarit që të vij në Këtë Kuvendin e sotëm, njofton SHENJA.

“Natyrisht që po, me sa kam marrë informata ishin në pritje edhe të kryetarit të partisë z. Taravarin. Do të vazhdojmë ta presim edhe pak. I bëj thirrje që të vij, sepse ne të gjithë çdo anëtar i Aleancës ka obligim mbi të gjitha statuar të ruaj partinë, ta ruajë unitetin e brendshëm. Unë i bëj thirrje që të vijë që të ruajmë unitetin. Natyrisht. E kam thirr si kryetar partie. Kuvendi qendror është ma i larti i partisë. Vendimet që dalin nga Kuvendi do të respektohen”, u shpreh Sela. /SHENJA/

MARKETING



You may also like