Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së konfirmon zgjatjen e marrëveshjes së ‘Drithërave të Detit të Zi’

by admin
Spread the love

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres konfirmoi të enjten se të gjitha palët kishin rënë dakord për të zgjatur marrëveshjen e ndërmjetësuar nga OKB për ‘Drithërat e Detit të Zi’ për 120 ditë.

Kjo marrëveshje synon lehtësimin e një krize globale ushqimore pasi Rusia kishte hedhur dyshime mbi vazhdimësinë e pjesëmarrjes së saj në marrëveshje.

“Unë mirëpres marrëveshjen e të gjitha palëve për të vazhduar Iniciativën e Drithërave të Detit të Zi për të lehtësuar lundrimin e sigurt të eksportit të drithërave, produkteve ushqimore dhe plehut nga Ukraina”, tha Guterres në Twitter.

“Iniciativa tregon rëndësinë e diplomacisë diskrete në gjetjen e zgjidhjeve shumëpalëshe”, shtoi ai.

Marrëveshja e nënshkruar në korrik , do të skadonte të shtunën.
Në një postim në Twitter, ministri ukrainas i Infrastrukturës Oleksandr Kubrakov tha se marrëveshja do të zgjatet për gjithsej 120 ditë.

Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, hodhi të martën dyshime mbi të ardhmen e  marrëveshjes , duke thënë se ajo varej nga  kushtet ekzistuese që do të përmbusheshin. Në fillim të këtij muaji, Rusia iu bashkua sërish marrëveshjes pasi tha se po tërhiqej.

Ukraina dhe Rusia së bashku përbëjnë  gati një të tretën  e eksporteve globale të grurit dhe marrëveshja e grurit ka luajtur një rol vendimtar në uljen e çmimit të grurit dhe të mallrave të tjera globalisht.


Top Channel

You may also like