Sekretari i përgjithshëm i FRPD paralajmëron protesta: Hakmarrje politike e Bashës

by admin
Spread the love

Sekretari i përgjithshëm i FRPD Grigels Muçollari e quajti hakmarrje politike vendimin e kryetarit të PD-së Lulzim Basha për mbajtjen e zgjedhjeve të kreut të FRPD-së.

Muçollari u shpreh se mandati i kryesisë skadonte në nëntor 2020 dhe Basha kërkoi shtyrjen e zgjedhjeve përtej zgjedhjeve elektorale.

“E gjykojmë si një veprim në kundërshtim me vlerat e statutit. E konsiderojmë si një hakmarrje politike të zotit Basha ndaj PD. Nuk kam si ta konsideroj ndryshe përveç se një hakmarrje që shkon deri në absurditet. Mandati mbaronte në nëntor të 2020. Në nëntor Basha i ka kërkuar Këlliçit shtyrjen e zgjedhjeve për tu përqendruar në zgjedhjet elektorale të përgjithshme. Kryesia e PD e ka shtyrë më një afat të shkurtër kohor procesin zgjedhor. Nuk donim të bënim përçarje më të thellë dhe e kemi shtyrë procesin”, u shpreh ai.

Muçollari theksoi se nuk mund ta vendosë Basha kur bëhen zgjedhjet.

“Nuk ka asnjë kompetencë kryetari të vendosë për zgjedhjet. Ne kemi miratuar një statut në 2016, Basha ka qenë prezent e ka miratuar dhe nuk mundet dot një njeri të thotë ju sot do bëni zgjedhje”

Me të tjerash, Muçollari paralajmëroi protesta që askush të mos thyejë rregullat e FRPD.

“Ne jemi të gatshëm të hyjmë në zgjedhje, por me një vendim të kryesisë. Ne e ndërmorëm hapin tonë, i drejtuam shkresë zotit Basha dhe po presim reagimet. Do ketë një përballje që lidhet me aspektin ligjor apo e një përballje qoftë përmes një takimi apo proteste. Ne jemi të vendosur të përballemi jemi të vendosur që askush të mos thyejë rregullat e FRPD, moralin tonë. Jemi të gatshëm të takohemi me zotin Basha të ulet të flasë me ne. Ne do përshkallëzojmë veprimet tona, s’ kemi ndërmend ta lejojmë një gjë të tillë”.

You may also like