Seferi shënon golin e pestë në kampionat, por skuadra e tij pëson humbjen e tretë radhazi

by admin
Spread the love

Taulant Seferi gjen golin e tij të pestë në kampionatin elitar të Emirateve të Bashkuara Arabe. Sulmuesi 27-vjeçar realizoi golin e vetëm të ekipit të tij Bani Yas në humbjen 1-2 përballë Shabab Al-Ahli Dubai.

Ishte minuta e 58-të kur Seferi, pasi kontrolloi një top brenda zonës gjeti mundësinë për të goditur, duke mos i dhënë asnjë mundësi portierit kundërshtar.

Gjithsesi, goli i 27-vjeçarit nuk mori vlerë, pasi Shabab Al-Ahli Dubai kishte realizuar më herët dy herë me të njëjtin autor Mateusao.

Për ekipin e Seferit kjo ishte humbja e tretë radhazi në kampionat, ecuri që e mban në mesin e tabelës me 13 pikë pas 10 javëve të para./ Super Sport


Top Channel

You may also like