Seancë publike në Gjykatën e Apelit për lëndën për vrasjen e hendbollistit kroat, Denis Tot

by admin
Spread the love




Në Gjykatën e Apelit Shkup sot do të mbahet seancë publike për lëndën penale për vrasjen e hendbollistit kroat, Denis Tot.

Nga Gjykata e Apelit kumtuan se seanca publike u caktua për 10:30.

Gjykata penale Shkup më 30 nëntor të vitit të kaluar, për vrasjen e hendbollistit Denis Tot me dënime shumëvjeçare me burg dënoi Anxhello Gjorgjievskin, Klementina Levkovskan dhe Andrej Kostovskin. Gjorgjievski dhe Levkovska u dënuan me 18, ndërsa Kostovski me 16 vjet burg.

Tot (27), i cili luante për ekipin Butel, vdiq më 8 prill të vitit 2022, pasi është rrahur para një klubi të natës në Parkun e qytetit.

Sipas aktakuzës, Gjorgjievski, Levkovska dhe Kostovski, më 7 prill pas zënkës së shkurtë, e kanë sulmuar Tot dhe i kanë shkaktuar disa goditje dhe lëndime të rënda, prej të cilave ditën e ardhshme vdiq.

Procesin e ka udhëhequr gjykatësja Elena Ilievska Josifoviq, ndërsa akuzën e ka përfaqësuar prokuroria Tanja Trajçevska.


You may also like