Seancë e Këshillit të Prokurorëve Publikë, Abazi e prezantoi Raportin vjetor për punën e PTHP NKOK Shkup

by admin
Spread the love

Këshilli i Prokurorëve Publikë e mbajti seancën e 87-të ku mori vendim për zgjedhjen e prokurorëve publikë në Shkup, Gostivar dhe Strugë. Në rend dite ishte shqyrtimi dhe vlerësimi i Raportit vjetor për punën e Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korruspionit, ku prokurori themelor publik në PTHP NKOK Shkup, Islam Abazi, duke e prezantuar raportin vjetor për vitin 2022 para Këshillit, ka theksuar se prokurorët publikë kanë ndërmarrë veprime kundër 1.628 personave.

Në seancën e sotme Këshilli ka marrë vendim për zgjedhjen e prokurorëve publikë në Shkup, Gostivar dhe Strugë. Me nga nëntë vota “për” për prokurorë publikë në prokuroritë themelore publike i zgjodhën Zyra Selimin, Aleksandra Damjanovska – Nikollovska, Igor Dimitrovski dhe Valnesa Bizati Bilalli.

Në seancë ishte konstatuar se të gjithë kandidatët me sukses e kanë përfunduar trajnimin në Akademinë për Gjykatës dhe Prokurorë Publikë dhe me punë fillojnë nga 1 nëntori i këtij viti. 

MARKETING



You may also like