Sazan Guri dhe Elena Kocaqi kandidat për President, Gjiknuri: Nuk i përjashtojmë

by admin
Spread the love

Aktualitet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU

Në një konferencë të mbajtur këtë të premte në selinë rozë, Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri u pyet nga gazetarët për emrat që vetëshpallin kandidaturën për president, mes të cilëve janë edhe Elena Kocaqi e Sazan Guri.

Gjiknuri deklaroi se asnjë emër përfshirë edhe ata që vetëshpallen nuk janë të përjashtuar duke theksuar se mjafton të kenë dakordësinë e të gjithë palëve.

“Procesi i negociimit ka një format zyrtar si zhvillohet. Nuk e pengon qoftë edhe grupimin që është në Kuvend të dialogojë me copëzat e PD. Le të shërbejë kjo si një pikë bashkimi mes tyre që përfaqësia zyrtare të dalë me një kandidat që përfaqëson edhe krahun që mendon se është përjashtuar. Jemi në një proces dialogu. Çdo emër është në diskutim. Mjafton të gjejmë një bosht të përbashkët. Nuk përjashtoj asnjë emër përfshirë edhe ata që vetëshpallen. Mjafton të kenë dakordësinë e të gjithë palëve”, u shpreh ai.

You may also like