Sassuolo gjen zëvendësuesin e Scamacca, zyrtarizohet sulmuesi i ri

by admin
Spread the love

Gianluca Scamacca do të largohet këtë merkato vere nga Sassuolo dhe këta të fundit kanë gjetur edhe zëvendësuesin e tij. Tashmë është zyrtare afrimi i Agustin Alvarez nga Penarol.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi me anë të një postimi në faqen e tyre zyrtare. Në të thuhej se Alvarez ka nënshkruar një kontratë me Sassuolon që do ta mbajë lidhur deri në vitin 2027.

Sakaq, Sassuolo po punon gjithashtu në merkaton dalëse. Emrat që pritet të largohen janë Gianluca Scamacca, Davide Frattesi, Giacomo Raspadori dhe Domenico Berardi. Nuk përjashtohet gjithashtu mundësi e largimit edhe të Maxime Lopez. /oversport.tv

You may also like