Sassuolo fiton me përmbysje, thellohet kriza e Veronës

by admin
Spread the love

Sassuolo rikthehet te fitorja dhe thellon më shumë krizën e Veronës pasi e mposht me rezultatin 2-1. Golat e Lauriente dhe Frattesi përmbysën rezultatin pas golit të shpejtë që Verona realizoi me Henry.

Ndeshja starton mirë për miqtë që pas dy minutash lojnë gjejnë menjëherë golin e avantazhit. Një pasim i Depaolit nga e majta gjen në zonë Henry që devijon lehtë topin dhe e çon në rrjetë. Te Verona kërkojnë të përfitojnë nga momenti i mirë dhe rrezikojnë sërish, por këtë herë pa sukses.

Kundërpërgjigjet Sassuolo që ka një shans me Lauriente, por mbrojtja e Veronës bën një ndërhyrje që eviton golin e sigurt. Megjithatë baraspesha vendoset në minutën e 32 kur Lauriente mposht portierin kurndërshtar dhe i çon shifrat në 1-1.

Me këtë rezultat shkojnë edhe ekipet në dhomën e zhveshjes, ndërsa në pjesën e dytë është Sassuolo që rrit presionin. Goli i avantazhit vjen në minutën e 74 nga mesfushori Davide Frattesi. Me këtë rezultat përfundon edhe takimi dhe Sassuolo rikthehet te fitorja pas 2 ndeshjesh. Vazhdon kriza e Veronës që renditet në vendin e parafundit me vetëm 5 pikë të grumbulluara. /oversport.tv

Foto: U.S. Sassuolo, Twitter

You may also like