Sanksionet e Amerikës: Dënohet FSK-ja, s’ka vizita në ShBA për krerët e shtetit (VIDEO)

by admin
Spread the love

Prishtina ishte nikoqire e një ushtrimi ushtarak të udhëhequr direkt nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, para dy jave.

Megjithëkëtë, ushtrimi i nivelit botëror “Defender Europe 23”, ku parashihej të merrnin pjesë mbi 1300 ushtarë të FSK-së, krahas trupave të NATO-s, është anuluar për Kosovën.

Këtë vendim e mori Amerika si sanksion të parë ndaj Kosovës, pas veprimeve të së premtes, kur tre kryetarët e komunave veriore me forcë hynë nëpër zyrat komunale.

Për operacionin e asaj dite, Hovenier tha se nuk kishte koordinime me SHBA-në.

Por, ky nuk është dënimi i vetëm nga shteti me të cilin Kosova synon marrëdhënie bilaterale. Kjo pasi Amerika po shqyrton veprimet tjera, nëse situata nuk depërshkallëzohet.

E që penalizimet të mos vazhdojnë, ambasadori amerikan pati dy kërkesa drejtuar qeverisë.

“Ne besojmë se qeveria nuk duhet të insistojë që kryetarët të punojnë nga ndërtesat komunale. Qeveria ishte në gjendje të gjente lokacione tjera për betimin e tyre. Nuk mund të kuptojmë se përse nuk mund t’i përdorin ato lokacione të njëjta publike apo alternative për t’i kryer funksionet e tyre, që janë funksione administrative. Besojmë po ashtu që prezenca e Policisë së Kosovës, e cila u bë me forcë, është jashtëzakonisht sfiduese, dhe kemi kërkuar nga qeveria që t’i tërheqë forcat policore nga tri ndërtesat“.

Nëse kjo nuk ndodhë, mbase mund të mos ketë as udhëtime zyrtare as nga njëri e as nga tjetri vend.

Hovenier: Do të befasohesha nëse në këto rrethana aktuale, në rrethanat në të cilat jemi tani, të kishte gatishmëri për vizita të nivelit të lartë, qoftë nga SHBA këtu, apo nga Kosova në SHBA.

Gazetari: Edhe për kryeministrin Kurti?

Hovenier: Siç thash do të befasohesha nëse në situatën në të cilën jemi aktualisht do të kishte gatishmëri për vizita të nivelit të lartë”. /Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

You may also like