Sanços i kthehet buzëqeshja në Dortmund, ja thumbimet e tij në distancë për Mançester Junajtid

by admin
Spread the love

Anësori i Mançester Junajtid dhe Anglisë, Xheidon Sanço, i është bashkuar ish-klubit, Borusia Dortmund, në formë huazimi për pjesën e mbetur të sezonit 2023-24.  23-vjeçari u transferua në “Old Trafford” në një marrëveshje prej 73 milion £ nga klubi gjerman Dortmund në korrik 2021.

Ai nuk ka luajtur për Junajtid që nga 26 gushti, pasi u përplas me trajnerin Erik ten Hag dhe u stërvit larg ekipit të parë që nga shtatori. Kontrata e huasë nuk përmban asnjë opsion për blerje.

“Kur erdha në dhomën e zhveshjes sot, m’u duk sikur po kthehesha në shtëpi”, tha Sanço.

“E njoh klubin brenda dhe jashtë, kam qenë gjithmonë shumë i afërt me tifozët këtu dhe asnjëherë nuk kam humbur kontaktet me përgjegjësit.

Mezi pres të shoh sërish shokët e skuadrës, të dal në fushë, të luaj futboll me një buzëqeshje në fytyrë, të përgatis gola, të shënoj gola dhe të ndihmoj për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve”, vijoi anglezi duke lëshuar thumbime me nënkuptimin e fjalëve për Junajtid.

Sanço është tashmë në Gjermani dhe pasi ka përfunduar testet mjekësore të mërkurën, pritet të bashkohet me kampin stërvitor të klubit në Marbella.

sanc

Dortmundi do të paguajë 3.5 milionë euro (3 milionë £), me 4 milionë euro shtesë (3.4 milionë £),  të cilat i nënshtrohen paraqitjeve, progresit në Ligën e Kampionëve dhe kualifikimeve.

Marrëveshja mbulon pjesën më të madhe të pagave të Sanços, dhe nëse shpërblimet paguhen plotësisht, do të ishte më shumë se 100% e pagës së Sanços deri në fund të sezonit.

Sanço më parë kaloi katër sezone me klubin e Bundesligës nga viti 2017, duke shënuar 50 gola në 137 paraqitje.

Lëvizja e tij në “Old Trafford” e ka parë atë të luftojë për formë dhe qëndrueshmëri, duke shënuar 12 gola në 82 paraqitje.

Marrëdhënia e tij me Ten Hag u përkeqësua pasi ai u hoq nga skuadra për humbjen e shtatorit ndaj Arsenalit, me holandezin që deklaroi se ishte për shkak të performancës së tij në stërvitje.

Sanço i hodhi poshtë këto pretendime dhe tha në mediat sociale se po e bënin “kokë turku” dhe më vonë refuzoi të kërkonte falje për komentet e tij, të cilat çuan në internimin e tij.

“Xheidon është një lojtar me diferencë absolute dhe mezi pres ta shoh përsëri me fanellën verdhë e zi së shpejti”, shtoi drejtori sportiv i Dortmundit, Sebastian Kehl.

Dortmundi është i pesti në Bundesligë dhe rifillon kampionatin në Darmstadt më 13 janar pas një kampi të shkurtër stërvitor dimëror në Marbella, Spanjë.

PANORAMASPORT.AL

You may also like