Samuel Eto’o nis një rrugëtim të ri: E çojmë futbollin në nivele të papara

by admin
Spread the love

Samuel Eto’o ka qenë gjithmonë simbol i Kamerunit në botë, për gjithë sa ka fituar dhe si i ka fituar, pasi është shfaqur protagonist në botën e futbollit, si te Barcelona, ashtu edhe te Interi më vonë.

E pasi e ka mbyllur me futbollin e luajtur, tashmë ish sulmuesi ka nisur një rrugëtim të ri, sërish në sportin e tij të zemrës dhe sërish në Kamerunin e tij, por këtë herë si drejtues i Federatës vendase të futbollit.

Samuel Eto’o ia ka dalë të zgjidhet president i Federatës gjatë ditës së sotme dhe tani do të prezantojë Kamerunin, jo më në zonën e rreptësisë, por në zyrat më të larta të futbollit, ku do të provojë ta zhvillojë edhe më shumë këtë sport në vend.

“Do ta kujtoj këtë ditë si një nga momentet më krenarë të jetës time. Jam pafundësisht mirënjohës që jam zgjedhur president i Federatës Kamerunase të Futbollit. Çdo votë e vetme përfaqëson energjinë dhe ambicien e familjes tonë të futbollit, për të çuar sportin tonë më të dashur në nivele të papara ndonjëherë”, shkroi Eto’o në rrjetet sociale, pasi fitoi zgjedhjet.


Top Channel

You may also like