Sampdoria e “fikur”, Bologna e çmonton me Marko Arnautovic

by admin
Spread the love

Bologna, pasi ndali Milanin një javë më parë, fitoi pastër kundër Sampdorian me rezultatin 2-0 dhe qëndron në mesin e artë të klasifikimit në Serie A. Nga ana tjetër ekipi i Giampaolo doli pa pikë dhe sërish duhet të mbajë sytë pas nga zona e ftohtë, pasi ende nuk e ka siguruar qëndrimin në elitën e futbollit italian.

Bologna u hodh në sulm që në fillim dhe sinjalin e parë e dha Marko Arnautovic, i cili tregoi forcën në zonë dhe më pas goditi dhe u ndal nga portieri Audero. Stafetën për të rrezikuar e morën Hickey dhe Barrow, me të parin që e çoi topin pranë shtyllës së majte dhe afrikanin pak mbi tra.

Këto ishin momentet më të mira të pjesës së parë, që u mbyll në barazim pa gola. Fraksioni i dytë i lojës nisi me një mundësi të artë shënimi për skuadrën e Sampdoria. I vetëm me portierin Skorupski, Caputto nuk ia doli të shënonte dot.

Bologna më pas mori frerët e lojës sërish pas një ore ia doli ta zhbllokonte ndeshjen me Arnautovic, i cili në vijën fatale nuk e fali skuadrën mike pas pasimit të Dijks. Sansone më pas rrezikoi dy herë të shënonte golin e qetësisë dhe në njërin rast goditi edhe traun.

Të njëjtën gjë bëri edhe Arnautovic në minutën e 70-të, kurse gjashtë minuta më pas i mbylli llogaritë me golin e dytë dhe Bologna doli me kokën lart nga fusha e blertë. Sampdoria nuk ka ccfarë bën tjetër, veçse të mendojë për ndeshjen e radhës. / oversport.tv

SERIE A – JAVA 32

Bologna-Sampdoria 2-0
Shënues:
Arnautovic 61’, 76’

Foto: Bologna Fc 1909, Twitter

You may also like