Samiti i Brukselit: S’ka datë anëtarësimi për Ballkanin, por BE “do japë para”

by admin
Spread the love

Në samitin e sotëm në Bruksel mes liderëve të BE-së dhe atyre të Ballkanit Perëndimor thuhet se vendeve të rajonit nuk do t’u jepen data konkrete për anëtarësimin.

Por në këmbim, priten stimuj të mëdhenj ekonomikë: Brukseli duket se dëshiron ta përdorë këtë lloj ndihme për ta tërhequr Ballkanin nga vetja, e për ta mbajtur larg ndikimit të Kinës e Rusisë. Data konkrete për anëtarësimin e Shqipërisë, të Serbisë, të Malit të Zi apo të Maqedonisë së Veriut nuk do të përmenden, thotë analisti gjerman Bernd Riegert.

Me këto katër shtete Komisioni i BE-së po negocionon për përshtatjen e legjislacionit, shtet ndërtimit dhe praktikat qeverisëse sipas normave të bllokut. Presidenti i Këshillit të BE-së Charles Michel në një fjalim në Bled të Sllovenisë u shpreh për një afat anëtarësimi në vitin 2030, megjithatë kjo nuk është përfshirë zyrtarisht në deklaratat e samiteve të BE-së.

Megjithatë, në Bruksel diskutimi për pranimin e gjashtë shteteve të Ballkanit ka marrë hov që prej sulmit rus ndaj Ukrainës, thotë analisti gjerman Bernd Riegert, sipas të cilit ndihet vërtet një energji e re për zgjerimin. Hapat zyrtarë të Kosovës dhe Serbisë drejt BE-së i ndërlikon status quo-ja e tyre, me Beogradin që ende nuk e njeh shtetësinë e saj. BE-ja edhe përpara këtij samiti u ka kërkuar vendeve të Ballkanit të zgjidhin konfliktet bilaterale në rajon, në mënyrë që të përparojnë në procesin drejt saj.

Me Shqipërinë është bërë ndërkohë një inventarizim i proceseve, në mënyrë që të mund të nisin shpejt bisedimet konkrete. Por këto aktualisht po pengohen nga Greqia, që debaton lidhur me çështjen e postit të kryebashkiakut në Himarë. Përparimet në bisedimet e anëtarësimit mund të avancojnë vetëm përmes vendimeve unanime dhe secili vend anëtar i BE-së mund të vendosë veton, gjë që pengon bisedimet. BE-ja sakaq ka konceptuar disa programe, për të nxitur rritjen ekonomike, inovacionin, infrastrukturën dhe investimet në Ballkan.

Në nëntor të këtij viti presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen shpalli një program zhvillimi ekonomik në vlerën e gjashtë miliardë eurove deri në vitin 2027, që ka për synim t’i mundësojë Ballkanit përpara një anëtarësimi zyrtar avantazhet e tregut të brendshëm të BE-së, qarkullimin e lirë të mallrave dhe personave. Takimet BE-Ballkani Perëndimor kanë qenë periodike në dy dekadat e fundit, tw organizuara qw prej vitit 2010, me iniciativën e Kroacisë, e cila asokohe kryesonte Bashkimin Europian. BE-ja, gjithashtu, fton rregullisht përfaqësues të këtyre vendeve në takime të ndryshme në nivel ministror.


Top Channel

You may also like