Sali: Shkaku kryesor i largimit të mjekëve nga vendi është aspekti financiar

by admin
Spread the love




Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, në emisionin debativ në TV Shenja, përmendi arsyet e largimit të mjekëve nga Maqedonia e Veriut. Njëra ndër arsyet e largimit të mjekëve nga vendi, sipas Sali është aspekti financiar.

 “Strategjitë dhe politikat shëndetësore të cilat i bënë ministria e shëndetësisë në përputhjue me politikat e qeverisë janë në drejtimit të motivimit ose përkrahjes së punonjësve shëndetësorë në aspektin financiar, për arsye së është vlerësuar se një ndër arsyet e mundshme të cilat shkaktojnë ikjen ose largimin e mjekëve ose punonjësve shëndetësorë qofshin ato personel i nivelit universitar ose kuadro të shkollimit të mesëm është edhe aspekti financiar. E dini se ministria e shëndetësisë në dy vitet e fundit sjellë një vendim ose qeveria ka sjellë një vendim për rritje të pagave deri në 10 % në nivel vjetor. Dhe sot mund të flasim për paga të mira të mjaftueshme dhe paga të mira të mjaftueshme për kushtet e Maqedonisë duke pasur parasysh edhe pagën mesatare që është në vendin tonë”, tha mes tjerash Sali. /SHENJA/


You may also like