Sali Berisha i shtrin ‘dorën’ grupit të Alibeajt: Po bëhen negociata, çdo deputet mund të kandidojë në zgjedhjet lokale

by admin
Spread the love

Ish-kryeministri Sali Berisha foli sot jashtë dyerve të Kuvendit për negociatat me grupin tjetër në PD.

Berisha u shpreh se janë bërë takime mes palëve përmes Edi Palokës i cili po merret intensivisht me këtë çështje ndërsa shtoi se dyert e komunikimit janë të hapura.

Do të takoj të gjitha forcat politike kundër Edi Ramës. Çdo deputet që ka dëshirë të kandidojë po të dojë dhe të inkurajojë të tjerë që të kandidojnë. Nuk do të ketë, kryesia përveç rasteve më të jashtëzakonshme, nuk do bëjë përzgjedhje eliminuese.

Do jenë primaret. Ne kemi premtuar ndryshimin. Ne po sjellim ndryshim. Çdo deputet që dëshiron të kandidojë është i ftuar të kandidojë. Çdo deputet apo qytetar që mendon që i ka gjitha cilësitë për të qenë qytetar, i parë. Të kandidojë. Janë bërë takime dhe do bëhen edhe takime. Paloka po merret intensivisht për këtë. Janë të hapur dyer e komunikimit.

Nëse duan që përmes një mirëkuptimi apo marrëveshje, ne mirëpresim çdo lloj sugjerimi. Ne duhet të shpëtojmë në zgjedhje dhe garë. Nuk është një garë që e drejton PD por e përcaktojmë primaret. Formë më demokratike dhe civile se një garë e hapur nuk mund të ofrojë askush. Dhe ne u zotuam para qytetarëve shqiptarë se do sjellim ndryshimin”, u shpreh ai.

You may also like