Salamanka/ Gjithë natën në radhë për një biletë kundër Barçës në Kupën e Mbretit

by admin
Spread the love

Shorti i Kupës së Mbretit e ka vendosur Barcelonën përballë Unionistas të Salamankës. Dhe në qytetin në rajonin e Kastilies, vizita e Barcelonës shihet si një festë sportive. E natyrisht kërkesat për bileta, për ndeshjen që do të luhet të mërkurën ose të enjten e ardhshme kanë arritur në qiell.

Vetë klubi i Salamankës ka nxjerrë në shitje biletat e para për tifozët dhe radhët kanë qenë të gjata. Më shumë se të gjata, ajo çfarë bën habi është se tifozët janë vendosur në radhë që në orën 00:00 të së mërkurës, teksa sportelet e biletarisë do të hapeshin vetëm në orën 08:00 të mëngjesit.

Kjo ka bërë që tifozët të sfidojnë edhe të ftohtin për të siguruar një biletë për parë këtë ndeshje. Sipas njoftimit të klubit, çdo tifoz ka të drejtë të blejë deri në dy bileta.

PANORAMASPORT.AL

You may also like