Sacchi tjetër sulm Leaos: Ose është vendimtar, ose nuk bën asgjë

by admin
Spread the love

Arrigo Sacchi vijon të shfaqë gjithë zhgënjimin e tij me sulmuesin e Milanit, Rafael Leao, i cili ndaj Juventusit kaloi një 90-minutësh në hije.

Ish-trajneri i Milanit të Artë të viteve ’90 akuzoi portugezin se ka bërë shumë pak për të shfrytëzuar cilësitë e tij, ndonëse ka 4 vite tashmë te kuqezinjtë.

“Leao ka cilësi të jashtë zakonshme, por pas 4 sezonesh te Milani, mund të themi se nuk i ka shfrytëzuar ato. I ose është vendimtar, ose nuk bën asgjë në fushë. Në futboll luhet me 11 persona dhe gjithsecili duhet të bëjë punën e tij. Nëse njëri çedon, atëherë e gjithë skuadra vuan. Leao duhet ta kuptojë se duhet të bëhet pjesë e grupit dhe të sakrifikojë, pasi vetëm kështu mund të shndërrohesh në lojtar të madh”, deklaroi Sacchi.

Ish-trajneri italian është bërë shpesh protagonist javët e fundit me sulmet ndaj portugezit, që ndonëse shpesh ka zgjidhur fatin e ndeshjeve për Milanin, ka treguar mungesë vazhdimësie.


Top Channel

You may also like