Sa shkova në Tiranë, më përplasi motori në vijat e bardha

by admin
Spread the love

Këngëtarja e njohur nga Kosova, Vjollca Haxhiu është përballur me një situatë të rrezikshme për jetën e saj disa javë më parë në Tiranë. E ftuar në ‘Prive’ Haxhiu tregon se pësoi një aksident teksa ndodhej në vijat e bardha me mikeshën e saj, Nera Fejzullahu, bashkëshorten e Sabri Fejzullahut.

Këngëtarja tregon se është përplasur nga një motor, e për pasojë ka thyer brinjën dhe ka plagosur këmbën: “Unë jam një shofere e mirë, faleminderit Zotit nuk kam pasur aksidente me makinë, por më ndodhi sa isha në këmbë.

Isha në Tiranë tre ditë para xhirimeve, unë isha e koncentruar në projektin, dhe isha duke ecur rrugëve në vija të bardha, makinat ishin ndalur ndërsa vjen një motori dhe direkt e në mua. Unë kam shpëtuar por ka mundur të jetë më e tmerrshme, mu ka thyer një brinjë dhe këmbën e kam pak të lënduar.

Më duhet të qëndroj në regjim shtrati. Shoferit ia fala, për momentin e kam një brinjë të thyer por me kohë rikuperohet vetë. Jam e lumtur që ka kaluar ky moment. Projektin e finalizova përkundër aksidentit”, është shprehur këngëtarja.

You may also like