Sa kushton Zirkzee? Për Bayernin, 40 milionë, për të tjerët…

by admin
Spread the love

Të gjithë janë të çmendur pas Joshua Zirkzee (22 vjeç). Qendërsulmuesi i lindur në vitin 2001 i Bolognas ka arritur shifra dyfishe në Serie A dhe goli i tij i fundit u dha kuqebluve fitoren ndaj Atalantës në stadiumin “Gewiss”.

Milani dhe Juventusi po e mendojnë seriozisht për ta blerë holandezin, por ndjesia është se ofertat befasuese mund të mbërrijnë jashtë kufijve të Italisë gjatë verës. Në veçanti, ofertat thelbësore mund të nisin nga Premier League ku ka nga ato skuadra që kanë burime më të mëdha financiare.

Bologna e ka blerë këtë sulmues premtues nga shkolla e Bayernit për 8.5 milionë (bavarezët kanë një klauzolë ekskluzive për ta blerë atë për 40 milionë euro ose përndryshe ata do të mund të gëzojnë sërish 40% të kartonit në rast rishitjeje të të ardhmen).

Sot, duhen të paktën 60 milionë për ta larguar nga Bologna. E njëjta shumë parash, që Manchester United shpenzoi verën e kaluar (dhe mbeti vetëm në pjesën fikse) për Hojlund nga Atalanta./ Super Sport


Top Channel

You may also like