Rustemi: Pagesa elektronike të taksës rrugore në autostradën Shkup-Tetovë

by admin
Spread the love

Projekti për pagesë elektronike të taksës rrugore gjatë Korridorit 8, përkatësisht në pikat pagesore në Gllumovë dhe Zhelinë, në autostradën Shkup-Tetovë, do të përfundojë së shpejti.

Punimet për ndërtimin dhe instalimin në këto dy pika pagesore rrjedhin sipas dinamikës së planifikuar dhe së shpejti pritet që të jenë në funksion, Qytetarët do të mund të paguajnë në formë elektronike taksën rrugore dhe kjo dukshëm do të lehtësoj qarkullimin dhe nuk do të ketë pritje.

Mbetemi të përkushtuar në ndërtimin, rikonstruktimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës moderne rrugore në funksion të jetës më cilësore të qytetarëve.

You may also like